Komuniteti Akademik Proteston në Tiranë: Thirrje për Stabilitet dhe Drejtësi
Komuniteti akademik ka dalë në mbështetje të protestës në rrugët e Tiranës, duke shprehur revoltën e tij në një mënyrë masive. 735 pedagogë dhe figura të njohura të arsimit dhe jetës publike në Shqipëri kanë nënshkruar një deklaratë me 5 pika, të inicuar nga Forumi për Dialog Politik.
Në këtë deklaratë, ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e dhunës ndaj protestuesve. 5 Pikat e Deklaratës janë si më poshtë: 1.
Kryeministrit i bëhet thirrje të hapë rrugë paqëtimit të vendit duke dhënë dorëheqjen.
Kërkohet krijimi i një qeverie kujdestare për të siguruar stabilitetin institucional dhe respektuar vullnetin qytetar. 2.
Policisë së Shtetit dhe trupave të rendit u kërkohet të ndalin menjëherë aktet e dhunës ndaj studentëve dhe të refuzojnë prerazi zbatimin e urdhrave të paligjshëm. 3.
Përfaqësive diplomatike në Tiranë u kërkohet të ndërhyjnë publikisht për të ndalur shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore. 4.
Protestuesve u bëhet thirrje të ruajnë bizneset dhe pronën publike e private, duke i hequr regjimit çdo alibi apo pretekst për të ushtruar dhunë e për të delegjitimuar revoltën. 5.
Qytetarëve të Tiranës u kërkohet t’u dalin në zot të rinjve e të bëhen mburojë ndaj dhunës shtetërore, njëlloj si në ditët historike të rënies së diktaturës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

