Mirlind Daku Zë Vend në Formacionin e Javës në Superligën e Rusisë
Ylli shqiptar Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Rusisë.
Gjilanasi, që prej pushimit ndërkombëtar, është kthyer në formën më të mirë, duke shënuar golin e tretë në dy ndeshje.
Ai realizoi golin ndaj ish-klubit Rubin Kazan, vetëm një minutë pas inkuadrimit në fushë, dhe nuk festoi si shenjë respekti.
Para asaj sfide, Daku kishte shënuar dy gola në Kupën e Rusisë, duke merituar kështu vendin në 11-shen më të mirë të javës, sipas vlerësimeve të “SofaScore”.

