Një protestues është transportuar me ambulancë në spital pas problemeve shëndetësore.
Sipas pamjeve, dyshohet se ai kishte pasur vështirësi për shkak të gazit lotsjellës, si dhe probleme me këmbën.
Pas këtij incidenti, ka mbërritur një ambulancë e dytë që gjithashtu është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në të njëjtën kohë, protestuesit kanë nisur marshimin, duke u larguar nga Ministria e Arsimit, ndërsa destinacioni i radhës mbetet i panjohur.
Rruga e Durrësit po boshatiset nga protestuesit, të cilët po realizojnë marshimin e parë, ndryshe nga herët e tjera.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





