
Rëndësia e Sakrificës për Lirinë në Shtetin e Kosovës
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka theksuar se lufta për liri dhe sakrificat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës.
Ai thekson se çdo cenim i këtyre vlerave dëmton shtetin. “Lufta jonë për lirinë, lufta e popullit për liri është pjesë e fundamentit e themelit në të cilin ky shtet është ndërtuar dhe liria jonë është ndërtuar. Çfarëdo përdorimi në mënyrë të keqe, ose çfarëdo nëpërkëmbje e kësaj vlere, e dëmton themelin e shtetit tonë, e dëmton themelin e shtetit tonë, nuk munden me u nda, as mundi jonë përpara, e as gjaku i dëshmorëve, e luftës tonë për liri, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,” ka thënë Gjini.
Ai gjithashtu rikujton se synimi për liri gjatë viteve ’90 ishte një frymëzim për shumë të rinj që ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën për vendin. “Në fakt, kur e kemi vendosur cakun në vitet ’90, ai cak ka qenë frymëzimi për djemtë edhe vajzat më të mira të kombit tonë, me u bë gati gati me e dhënë jetën e shumë prej tyre e kanë dhënë për liri.
Nuk guxojmë me eksperimentuar me arritjet tona themelore.
Edhe e treta që është praktika që sot, nuk guxojmë me eksperimentuar me institucionet e shtetit edhe me Kushtetutën e shtetit.
Mos harroni, çfarëdo eksperimentimi në këto tri elemente e cenon seriozisht, seriozisht e cenon shtetin e Kosovës,” ka theksuar ai.
Gjini gjithashtu ka theksuar rëndësinë e Kushtetutës, duke e cilësuar atë si kontratë të përbashkët midis shtetit dhe qytetarëve, e cila duhet të respektohet pavarësisht mospajtimeve me dispozita të caktuara. “Pse nuk eksperimentojmë ne me Kushtetutën tonë?
Pavarësisht, a na pëlqen diçka ajo aty.
Nuk eksperimentojmë se është kontrata jonë, sikur e çdo shteti tjetër.
Jemi pajtuar, po jemi pajtuar edhe me diçka që në çdo Kushtetutë të botës është themeltare, për mënyrën qysh i qasemi, për mënyrën qysh ndërtojmë, edhe për mënyrën qysh sillemi kundrejt normave që i kemi vendosur vetë.
Këto janë kyçe, këto janë kyçe.
Pse i përmenda këto?
Nuk kam nevoj me ju tregu sepse që të trija ka tendencë kohë pas kohe me u nëpërkëmë jo vetëm prej jashti, por fatkeqësisht nganjëherë edhe prej së brendshmi.
E ata që nuk e kuptojnë këtë pjesë të fundamentit me ose pa vetëdije e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës, e rrezikojnë të ardhmën e fëmijëve tanë,” ka përfunduar Gjini.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info