Aktiviteti dyditor i ‘YouCanDo’ për sensibilizimin e sfidave të personave të verbër

Organizata ‘YouCanDo’ ka organizuar sot dhe nesër një aktivitet dyditor në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, me qëllim të rritjes së vetëdijes për sfidat që hasin personat e verbër në jetën e përditshme.

Pjesë e aktivitetit është ‘Tenda e errët’, ku qytetarët kanë mundësi të përjetojnë simbolikisht verbërinë duke vendosur syze të errëta dhe duke lëvizur me shkop të bardhë në një hapësirë të errët me pengesa të ndryshme.

Kryetari i organizatës ‘YouCanDo’, Jusuf Fazliu, theksoi se ky aktivitet ka për qëllim të rrisë vetëdijen për vështirësitë me të cilat përballen personat e verbër, sidomos në aspektin e infrastrukturës.


- Advertisement -

Ai njoftoi se nesër aktiviteti do të vazhdojë me shfaqjen e videove përmes një projektori, ku do të prezantohen arritjet e personave të verbër dhe sfidat që ata hasin në përditshmërinë e tyre. ‘Atëherë, sot dhe nesër organizata ‘YouCanDo’ do të organizojë një aktivitet dyditor në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku kemi vendosur tendën e errët për t’u mundësuar qytetarëve që ta përjetojnë verbësinë me syze të errëta.

Ky është një aktivitet sensibilizues dhe nesër do të kemi një projektor për të shfaqur arritjet dhe sfidat e personave të verbër, veçanërisht në çështjet infrastrukturore’, tha ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *