Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka filluar një program të vizitave sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, duke u shërbyer rreth 9 mijë nxënësve.
Ky informacion është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Komuna e Prishtinës. “Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm,” thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





