Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në shqyrtim të dytë Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Pro këtij projektligji votuan 61 deputetë, ndërkohë që opozita nuk ka marrë pjesë në seancë.
Kjo ishte pika e fundit e rendit të ditës për seancën e sotme të Kuvendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





