Çiljeta Xhilaga ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, në një kohë kur protestat në Tiranë dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve të rinj kanë sjellë diskutime të shumta.
Përmes disa postimeve në InstaStory, këngëtarja ka shprehur shqetësimin e saj për padrejtësitë, varfërinë, korrupsionin dhe urrejtjen që ekziston mes njerëzve.
Ajo ka theksuar se politika duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe se pushteti duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe respekt për dinjitetin njerëzor.
Në mesazhin e saj, Çiljeta ka bërë thirrje për më shumë solidaritet, drejtësi dhe bashkëjetesë, duke theksuar se paqja nuk mund të ekzistojë aty ku njerëzit përballen me uri, frikë dhe poshtërim.
Megjithatë, ajo nuk e ka përmendur drejtpërdrejt protestën në mesazhin e saj.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





