Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Klodiana Spahiu, ka bërë një vizitë në Spitalin e Traumës për të takuar 19-vjeçarin, i cili ka pësuar një thyerje të këmbës si pasojë e dhunës së ushtruar nga efektivët e policisë.
Në bisedën me ministres, ai theksoi se nuk kishte lidhje me protestën dhe se thjesht ishte duke kaluar në rrugë.
Për këtë rast, janë pezulluar nga detyra katër efektivë, përfshirë shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Po ashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





