Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër urimi nga homologu i tij maltez, Robert Abela, për shkak të rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.
Në letrën e tij, Abela ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke riafirmuar mbështetje të fortë për integrimin evropian të Kosovës. “Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, ka shkruar Abela.
Ai theksoi gjithashtu se Malta dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe shprehu pritshmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe lidhjeve të miqësisë mes dy vendeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





