Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, i përfshirë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka njoftuar se ka mbyllur një biznes në Zubin Potok, ndërsa një tjetër është gjobitur me 6 mijë euro për shërbim të alkoolit personave të mitur.
Sipas njoftimit, biznesi i mbyllur nuk ishte i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). “Gjatë këtyre inspektimeve, IQMT ka mbyllur një subjekt ekonomik që ushtronte veprimtarinë pa regjistrim në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), ka konfiskuar produkte pa deklaracion të prejardhjes, si dhe ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 6,000 eurosh ndaj një subjekti tjetër ekonomik, i cili u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur,” thuhet në komunikatën e ministrisë.
Ministria theksoi se veprimet e marra janë pjesë e angazhimit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të sigurt, transparent dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





