Batalioni Mbështetës i Komandës Rajonale-Perëndim të misionit të KFOR-it, i vendosur në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, po zhvillon aktivitete logjistike për të mbështetur njësitë e dislokuara në këtë rajon.
Aktivitetet përfshijnë mirëmbajtjen e pajisjeve dhe automjeteve, furnizimin me karburant, si dhe lëvizjen dhe transportin e mjeteve e pajisjeve.
Këto angazhime kanë si qëllim ruajtjen e gatishmërisë së personelit të KFOR-it dhe aftësinë e tij për të zhvilluar operacione në të gjithë rajonin.
KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim të kontribuimit në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.
Misioni i NATO-s bën të ditur se vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili brenda përgjegjësive të veta në fushën e sigurisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





