Amal Clooney ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një fustan të artë nga Gucci, në ceremoninë bamirëse The Albies, e cila u mbajt në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, së bashku me bashkëshortin e saj, George Clooney.
Avokatja 48-vjeçare e të drejtave të njeriut zgjodhi një fustan me supe të zbuluara dhe thekë të artë, duke e kombinuar me taka elegante dhe një çantë argjendi.
Nga ana tjetër, George, 65 vjeç, u paraqit me një smoking të zi dhe papion.
Në këtë ngjarje të organizuar nga Fondacioni Clooney për Drejtësi, morën pjesë gjithashtu emra të famshëm si Brad Pitt, i shoqëruar nga partnerja e tij Ines de Ramon, si dhe Isla Fisher, Hannah Waddingham, Emma Thompson dhe shumë të tjerë.
Ceremonia The Albies nderon individë që angazhohen në mbrojtjen e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





