Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se sot Kosova ka humbur një nga shtyllat e saj më të forta.
Ali Ngucati, bashkëudhëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, u nda nga jeta.
Në një postim në Facebook, Gucati shprehu dhimbjen e tij duke theksuar se sot Kosova humbi një burrë trim, luftëtar i orëve të para.
Aliu ishte një njeri me fisnikëri në karakter, trimëri në veprim dhe një dashuri të patundshme për atdheun.
Rrugën e tij e shkroi me jetën dhe veprën e tij.
Burra si ai nuk ikin kurrë; ata mbeten të gdhendur përgjithmonë në gurin e historisë dhe në kujtesën e pashlyeshme të këtij dheu.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, o Trim.
Lirinë dhe pavarësinë që sot gëzojmë i mbajmë mbi vete si trashëgimi djersën, gjakun dhe sakrificën tënde.
Lavdi të përjetshme jetës, veprës dhe kontributit tënd!
Kosova të kujton me nderime!
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





