Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka shprehur kritika të forta për mënyrën se si është zhvilluar procesi i zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës.
Ai e ka cilësuar këtë proces si jo serioz dhe dinjitoz.
Miftaraj ka vënë në dukje se partia që ka marrë më së shumti vota, në njëfarë mënyre, ka pasur kontroll mbi procesin e zgjedhjes së presidentit. “Një shtet joserioz.
Partia që ka pasur vota më së shumti, që ka pasur në njëfarë mënyre në dorë zgjedhjen e presidentit, ka treguar se është në gjendje me bë lojëra edhe në procese kaq të rëndësishme, për interesa dhe ego personale të dikujt”, u shpreh Miftaraj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





