Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka theksuar se PDK-ja e sheh si një arritje zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës.
Mustafa shprehu që partia e tij e pranon këtë zgjedhje si një nga rezultatet e marrëveshjes së fundit politike. “PDK e ka marrë si sukses të vetin.
Dhe e pranon si sukses të vetin, si presidente të vetën zonjën Justina Shiroka-Pula,” tha Mustafa.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës më 6 tetor, me 81 vota të deputetëve, pas ‘marrëveshjes’ së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





