Leonora Jakupi Në Dasmën E Kushtrimit Dhe Aurorës: Elegancë Dhe Humor

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka qenë një nga të ftuarat në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, ku ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj të veçantë.

Artistja, e cila gjithashtu ka qënë opinioniste në edicionin e kaluar të BBVK-së, u paraqit me një fustan të zi, që theksonte bukur siluetën dhe elegancën e saj.

Leonora, si gjithmonë, e shfaqi stilin e saj dhe mori vëmendjen e të pranishmëve në këtë mbrëmje festive.


- Advertisement -

Gjatë dasmës, gazetari i “Artistët Shqiptarë” e pyeti Leonorën për planet e saj për dasmë, një pyetje që ajo e priti me humor dhe pa hezitim. “A pe sheh sa e lodhshme eshte dasma, s’po ma merr mendja, edhe nëse bëhet duhet me qenë minimaliste”, u përgjigj Leonora.

Përveç Leonorës, në këtë event ishin të pranishëm emra të njohur të showbizit, duke përfshirë kolegët e Kushtrimit dhe Aurorës nga reality show, Big Brother VIP Kosova.

Leonora Jakupi është një nga artistet më të njohura shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme muzikore, duke sjellë projekte të shumta dhe duke fituar dashurinë e publikut shqiptar.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *