Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar emrat e Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitin si kandidatët e rinj për president.
Ai ka bërë një thirrje për gazetarët që kanë ndjekur konferencën e tij, duke iu rekomanduar që të mos i kontaktojnë Konjufcën dhe Rushitin.
Sipas Kurtit, ata duhet ta thërrasin kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të marrë mendimin e tij mbi propozimet e këtyre dy kandidatëve. “Pas kësaj konference mos i thirrni Glaukun e Feriden, por ta pyesni Bedri Hamzën se çka mendon për propozimin tonë.
Mandej me Glaukun e Feriden flas unë.
Ju flisni me Bedri Hamzën se s’po mundem ta takoj.
Unë ju besoj juve si ndërmjetësues”, ka thënë Kurti.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





