Nicole Kidman mori pjesë në sfilatën e Chanel në Paris së bashku me vajzën e saj, Faith Margaret, duke tërhequr vëmendjen me stilin e tyre elegant dhe marrëdhënien e veçantë.
Aktorja zgjodhi për këtë rast një fustan-xhaketë gri, të cilin e kombinoi me geta të zeza dhe këpucë të zeza me taka.
Ndërsa Faith Margaret u shfaq me një triko gri të markës Chanel, xhinse dhe këpucë bardhë e zi.
Në momentin e mbërritjes në sfilatë, nënë e bijë u fotografuan duke u mbajtur për dore, duke ilustruar afërsinë e tyre.
Kjo paraqitje ishte një nga momentet më të spikatura gjatë Javës së Modës në Paris.
Po ashtu, në këtë sfilatë mori pjesë edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila para fillimit të eventit pozoi me aktoren Alexa Demie.
Gjatë sfilatës, Dua Lipa qëndroi pranë Nicole Kidman dhe yjeve të tjerë, si Pedro Pascal, Kristen Wiig, Sandra Huller dhe Ayo Edebiri.
Faith Margaret dhe motra e saj, Sunday Rose, janë vajzat e Nicole Kidman dhe Keith Urban.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




