Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë ka filluar hetimet pas zbulimit të publikimit dhe shpërndarjes së materialeve filmike me përmbajtje intime në disa portale dhe platforma online.
Sipas policisë, kjo çështje po hetohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, i cili ka nisur procedurat për identifikimin e personave dhe burimeve që janë të përfshira në publikimin dhe shpërndarjen e këtyre materialeve.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





