Sot, me 21 vota pro, 10 kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar Buxheti i Komunës së Gjakovës për periudhën 2027-2029.
Në mbledhjen e tetë të rregullt të Kuvendit të Komunës, nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit, Shefqet Shehu, miratimi i buxhetit ishte pika kryesore e rendit të ditës dhe ngjalli interes të madh për diskutim.
Kryetari i komunës, Ardian Gjini, e përshkroi këtë buxhet si një buxhet zhvillimor për Gjakovën, duke theksuar se për Gjakovën është një shembull i shkëlqyer i rritjes së të hyrave, investimeve kapitale dhe nivelit të lartë të shpenzimeve.
Buxheti Komunal për vitin 2027 është në total 43,715,897 Euro, prej të cilave 13,200,645 janë Investime Kapitale, 1,600,053 për Subvencione, 1,140,400 për Shpenzime Komunale, 4,700,000 për Mallra dhe Shërbime, si dhe 23,074,799 për Paga dhe Mëditje.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





