Komediani turk, Deniz Goktas, është dënuar me më shumë se 19 muaj burg nga një gjykatë në Stamboll, pasi u shpall fajtor për fyerjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe për fyerje të vlerave fetare.
Megjithatë, pavarësisht këtij dënimi, gjykata ka urdhëruar lirimin e përkohshëm të 32-vjeçarit, ndërsa vendimi pritet të shqyrtohet nga gjykata e apelit.
Goktas është shpallur i pafajshëm për akuzën se kishte glorifikuar krimet dhe personat e përfshirë në veprimtari kriminale.
Kjo çështje lidhet me shfaqjen e tij stand-up “Dead Sea”, e cila mori vëmendje të madhe në internet.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





