Këngëtari i njohur, Blero, ka ndarë një moment të veçantë me djalin e tij, duke e shoqëruar fotografinë me një mesazh emocional dhe patriotik.
Në imazhin e publikuar në Instagram, artisti shihet duke mbajtur të birin në krahë, ndërsa ka shkruar disa fjalë që lidhen me dashurinë për atdheun dhe Kosovën.
Në dedikimin e tij, Blero i drejtohet të birit duke i lënë një amanet për të ardhmen dhe duke përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Zoti më bekoi me ty, biri im.
Të lë amanet që, nëse një ditë atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat – në ballë të UÇK-së, për Kosovën dhe për gjakun shqiptar”, ka shkruar ai.
Blero dhe partnerja e tij, Eronita, u bënë prindër të një djali pak muaj më parë.
Ky është fëmija i dytë i këngëtarit, i cili është gjithashtu baba i një vajze, Tarës, nga martesa e mëparshme me aktoren Teuta Krasniqi.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





