Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratës së Vlora Çitakut, e cila tha se nëse LVV angazhohet për të votuar Projektligjin për Gjykatën Speciale, atëherë PDK do të tërheqë lëndët e saj nga Kushtetuesja.
Bajqinovci theksoi se Lëvizja VETËVENDOSJE! pret që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Ai gjithashtu shpjegoi se për propozimin e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Gjykatën Speciale, LVV do ta shqyrtojë me kujdes nga aspekti juridik.
Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me iniciativën e PDK-së. 1.
Presim që Gjykata Kushtetuese të vendosë në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit. 2.
Sa i përket propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit, LVV do ta shqyrtojë me kujdes nga aspekti juridik, duke marrë parasysh përputhshmërinë me kornizën ligjore në fuqi dhe efektet që një ndërhyrje e tillë mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara.
Dhe, 3.
Ne vlerësojmë se në këtë moment është më e rëndësishme të ndërtohet një qasje institucionale dhe shtetërore të koordinuar, të mbështetur në një analizë të plotë juridike.
Ndërkohë, Vlora Çitaku duket se ka filluar me kushtëzim, duke thënë se nëse ne e japim votën për iniciativën e tyre, ata do ta tërheqin lëndën.
Sidoqoftë, në këto rrethana, mendoj se më 17 shtator ajo lëndë do të duhej të ishte e tërhequr dhe partia e saj duhet të kthehet në Kuvend pa bërë gjeste të tilla.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





