Yll Limani ka reaguar pas koncertit të mbajtur në Stuttgart, duke ndarë me ndjekësit emocionet e përjetuara gjatë mbrëmjes dhe duke falënderuar publikun për dashurinë dhe mbështetjen e treguar.
Për këngëtarin, kjo mbrëmje shënon edhe nisjen e fazës së turneut të tij, një tjetër etapë në rrugëtimin muzikor që po e çon atë pranë fansave në qytete të ndryshme.
Përmes një postimi në Instagram, Ylli ka shprehur lumturinë për atmosferën e krijuar në koncert dhe për pjesëmarrjen e madhe të fansave, të cilët e kanë shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes. “Stuttgart, faleminderit shumë për dashninë!
Jom shumë i lumtur që bashkë me krejt juve e fillum fazën e tretë të këtij tour-i”, ka shkruar ai.
Artisti ka treguar se koncerti ka qenë një mbrëmje e veçantë dhe plot emocione për të, derisa edhe i dedikoi këngën “Kthem” ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Ka qenë ni mbramje me shumë emocione për mu.
Ju falenderoj secilit që keni ardhë e e keni nda atë emocion me mu.
Ju dua”, ka shkruar më tej Limani.
Pas Stuttgartit, turneu i tij do të vazhdojë së shpejti në Itali, ku pritet të takohet sërish me fansat shqiptarë dhe publikun që e ndjek muzikën e tij.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





