Ismail Ahmeti nga FSK-ja renditet i dyti në Garën për Luftëtarin më të Mirë në SHBA
Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ismail Ahmeti, është renditur i dyti në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” në Ajova të SHBA-së.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të FSK-së, ku thuhej se gara katër ditore vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak. “Në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti, i cili u rendit në mesin e finalistëve, duke siguruar vendin e dytë në këtë garë dhe duke përfaqësuar me profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë aktivitet është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e aftësive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës”, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

