Me shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, beteja ligjore nuk përfundon.
Tash, radha është e shkallës së dytë.
Avokatët kanë deklaruar se në vendim shohin mangësi dhe baza që mund të kundërshtohen në shkallën e dytë.
Pas njoftimit për apel, palët kanë afate përpara trupit gjykues për mbrojtje dhe përgjigje.
Procedura përfundon me shpalljen e aktgjykimit të Apelit, që mund të ndryshojë vendimin e shkallës së parë.
Gjykatës i duhet 60 ditë për ta shpallur aktgjykimin e ri./RTK Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





