PDK-ja nderon Flora Brovinën për kontributin e saj për Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar sot veprimtaren, mjeken dhe intelektualen, Flora Brovina.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Kryesisë së PDK-së dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe bëri homazhe në Kuvendin e Kosovës, në nderim të figurës së Flora Brovinës.

Ata vlerësuan kontributin e saj si mjeke, intelektuale dhe veprimtare që gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj. ‘Për mua, për PDK-në dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, Flora Brovina do të mbetet përgjithmonë një simbol i qëndresës, i humanizmit dhe i atdhedashurisë’, ka theksuar kryetari Hamza.


- Advertisement -

Emri dhe vepra e Flora Brovinës mbeten dëshmi e një jete të jetuar me dinjitet dhe në shërbim të vendit!

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *