Çlirim Haziri, djali i veprimtarit dhe dëshmorit Xhavit Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte, nga ora 21:00, të mblidhen sërish në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, këtë herë në kundërshtim të aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm dhe ka deklaruar se kundërshtimi ndaj tij do të vazhdojë.
Haziri ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe ka përfunduar postimin me mesazhin: ‘UÇK-ja ishte e popullit dhe populli nuk e braktis kurrë UÇK-në.
Sonte, ju pres në shesh!’.
Tubimi është paralajmëruar për sonte, më 16 shtator, në ora 21:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





