Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka reaguar pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara e respektojnë aktgjykimin e sotëm. ‘Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike’, thuhet në përgjigjen e DASH-it.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





