Artistja shqiptare Donna Dafi ka dhënë një intervistë të veçantë për revistën ndërkombëtare të modës dhe kulturës, “Numéro Netherlands”.
Ajo flet për kapitullin e ri të karrierës së saj, “Primadonna Era”, si dhe për këngët: Primadonna, Touch Me Like That, ManGo dhe Goddess.
Donna tregon se synon të krijojë një univers muzikor ku ndërthuren sensualiteti, ndjeshmëria, fuqia dhe kontrastet emocionale duke përfshirë elemente nga trashëgimia nigeriane dhe kultura shqiptare.
Përmes kompanisë së saj diskografike, Record17, ajo udhëheq procesin e krijimit të muzikës, materialeve vizuale dhe rrëfimit artistik.
Në intervistë, Donna flet edhe për rolin e saj si imazh i ESCADA Fragrances 2025/26.
Fotografitë e intervistës janë realizuar nga Thomas Van Cam dhe Andres Leon.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





