LDK refuzon propozimin e kandidatit për nënkryetar në seancën e Kuvendit, PDK nuk zgjidhet akoma

LDK-ja ka refuzuar të propozojë kandidat për nënkryetar, derisa ai nga PDK-ja si partia e dytë nuk është zgjedhur akoma.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të gjejnë një zgjidhje para se të kërkohet propozimi i tyre për nënkryetar të tretë, transmeton Zeri.info. “Nuk kemi të drejtë të vazhdojmë seancën derisa nënkryetari i dytë nuk zgjidhet. Është e rëndësishme të respektohet procedura”, tha Lushaku. /Zëri Gati të nisë seanca, PDK-ja nuk merr pjesë Kuvendi i Kosovës është mbledhur sërish në një seancë tjetër për t’u konstituuar.

Në sallë nuk janë paraqitur deputetët e PDK-së, pasi lëshuan sallën gjatë seancës së më hershme, kur kandidatja e tyre për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku nuk mori votat për t’u zgjedhur në këtë pozitë, pasi LVV-ja abstenoi, transmeton Zeri.info.


- Advertisement -

Vazhdimi i seancës, Lista Serbe e para në sallë Kuvendi i Kosovës ka thirrur vazhdimin e seancës prej orës 14:00.

Të parët që kanë hyrë në sallën e Kuvendit janë deputetët e Listës Serbe, transmeton Zeri.info.

Kuvendi do të bëjë përpjekjen e radhës të konstituimit, pasi dështoi votimi i nënkryetares nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila nuk mori vota të mjaftueshme, pasi LVV-ja abstenoi në votim. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *