Kuvendi i Kosovës është gati të vazhdojë seancën e konstituimit.
Tashmë pothuajse të gjithë deputetët janë në sallë, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu njoftoi se janë duke pritur edhe deputetët e komunitetit josumicë, të cilët kanë njoftuar për vonesën.
Fillon mblidhja e deputetëve për konstituimin e Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot vazhdimin e seancës për konstituim.
Në rend dite është vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo për zgjedhjen e nënkryetarëve.
Deputetët e PDK-së janë të parët që kanë hyrë në sallë në orën 11:00.
LVV-ja ka kundërshtuar emrat e propozuar nga LDK-ja dhe PDK-ja për nënkryetar të Kuvendit, duke kërkuar që të ndryshojnë, ndërsa nga Lista Serb ka kërkuar që të përdorë terma kushtetues gjatë propozimit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





