Artistja ikonike shqiptare, Adelina Ismaili, ka befasuar me një postim të fundit në Instagram.
Këngëtarja e shumë hiteve ka publikuar një fotografi të rrallë nga vitet 80-ta, pikërisht në kohën kur rrjetet sociale janë pushtuar nga trendi i fotografive të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale, që tregojnë se si do të dukeshin njerëzit në atë dekadë.
Ismaili e ka ndarë fotografinë në llogarinë e saj në Instagram, duke i bashkëngjitur edhe një përshkrim. ‘Nuk ka nevojë për filter të viteve 80-ta’, ka shkruar artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun.
Adelina Ismaili është një prej artisteve shqiptare me një karrierë prej katër dekadash.
Ajo e nisi rrugëtimin e saj muzikor që në moshë të vogël dhe përgjatë karrierës ka sjellë hite të shumta, duke u shndërruar në një ikonë të muzikës shqiptare.
Që nga vitet 90-ta, ajo është dalluar për stilin e saj të veçantë dhe për thyerjen e tabuve në skenën shqiptare.
Me kalimin e viteve, Adelina ka krijuar një bazë të gjerë fansash, duke u bërë një emër i njohur dhe i dashur për disa gjenerata, duke përfshirë edhe brezin Gen Z.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





