Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës – Seancat e Kuvendit nisin me tensione

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim shefat e grupeve parlamentare.

Haxhiu e ka ndërprerë aktualisht votimin për nënkryetarët e Kuvendit, pas një konsultimi të shkurtër që kishte me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me formën e votimit për nënkryetarët e Kuvendit.

Ajo tha se ka propozim që nënkryetarët të votohen në pako, por për këtë ka mospajtime. “Ka propozime të shkojnë në paket të gjithë dhe në anën tjetër ka rezerva për këtë formë të votimit, prandaj i ftoj grupet parlamentare në zyrën time”, tha Haxhiu.


- Advertisement -

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit.

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka marrë 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenuan.

Haxhiu cila ushtron edhe postin e presidentit nga 5 prilli, do të vazhdojë edhe më tutje këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Haxhiu ishte edhe kryetare e legjislaturës së dhjetë e cila u shpërnda më 1 korrik 2026.

Nis seanca e Kuvendit, e drejtuar nga deputeti i LVV-së, Avni Dehari.

Në seancën e sotme deputetët pritet të konstituojnë Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Seanca konstituive e Kuvendit nuk vazhdoi për një muaj të plotë prej ndërprerjes së fundit më 8 gusht.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kishte pranuar kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që t’u jepet kohë shtesë për të arritur një marrëveshje politike për presidentin para se të vazhdohet me konstituim të Kuvendit.

Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë bërë thirrje vazhdimisht që seanca konstituive të vazhdohej duke shkuar çdo 48 orë në sallën e Kuvendit.

Marrëveshja politike për presidentin u arrit më 31 gusht midis LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithëse votat për kandidatin Bekim Sejdiu nuk janë tashmë të sigurta, mbetet e paqartë nëse dakordimi për emrin e tij do të mjaftojë që deputetët ta mbyllin konstituimin apo do të kërkohet sërish kohë shtesë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *