Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, para seancës konstituive, u shpreh se çështja kryesore është zgjedhja e presidentit, duke theksuar se në të kaluarën institucionet dhe qeveria u formuan në afat rekord, por procesi u bllokua te presidenti. ‘Po, për atë punë jemi mbledh, po unë mirë po siç edhe e dini që çështja e kryesorja është çështja e presidentit.
Ne edhe herë e kaluar me i kishim formuar institucionet, pra ku vendin qeverinë afat rekord, mirëpo pastaj e patë që tek presidenti ishte problematika, sepse deputetët e opozitës e bllokuan procesin edhe dërguan vendin në zgjedhje.
Shpresojmë që do të ketë reflektim, kandidatin për president e kemi, pra është tepër afër që gjendet zgjidhja dhe shpresojmë që të ketë reflektim nga deputetët e opozitës,’ tha Murati.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





