Një nga deputetet e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me votën për presidentin.
Ajo bën të ditur se nuk ka pasur asnjë takim apo marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. ‘Për president është problem.
Në këtë moment nuk e shoh se si do të dalim nga kjo krizë.
Unë deri më tani nuk kam pasur asnjë takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kemi pasur asnjë marrëveshje dhe derisa është kështu, unë nuk e shoh të arsyeshme ta jap votën time… nuk e besoj se kanë nevojë për votën time,’ u shpreh ajo para mediave.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





