Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk po tërhiqet nga kërkesa për t’u liruar nga qelia.
Sipas TCH, ish-presidenti i vendit ka paraqitur sot në Gjykatën e Lartë kërkesën për zbutjen e masës së arrestit me burg.
Meta është akuzuar zyrtarisht për korrupsion në tre raste, pastrim parash mbi një herë dhe fshehje pasurie.
Së bashku me të akuzohen edhe Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, të cilët kanë masa më të lehta krahasuar me ish-presidentin.
Ilir Meta, i cili po pengohet nga burgu për të bërë politikë, thotë se është nën sanksione të padrejta.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





