Sot u përfundua murali në Prishtinë, dedikuar kujtesës së luftës dhe lirisë, i cili paraqet ish-krerët e UÇK-së dhe simbolizon rrugën drejt lirisë.
Murali është një pjesë e peizazhit urban dhe kujtesës publike të kryeqytetit ku zogjtë fluturojnë mbi telin simbolik të kufizimeve.
Artistja OrangeGirl ka realizuar veprën me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës së Prishtinës.
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” falënderon nënkryetaren Besianë Musmurati për angazhimin dhe solidarizimin me çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





