Mirlind Daku bën dedikim të veçantë për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

Futbollisti i njohur shqiptar, Mirlind Daku, ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij, Vesa Vllasaliu, me rastin e ditëlindjes së saj.

Daku ka zgjedhur ta urojë Vesën përmes rrjeteve sociale, duke publikuar në InstaStory një fotografi të saj së bashku me vajzën e tyre të vogël.

Krahas imazhit të ëmbël familjar, futbollisti i ka kushtuar bashkëshortes një urim të shkurtër por kuptimplotë. “Urime ditëlindjen”, ka shkruar Daku, duke e shoqëruar urimin me një emoji në formë zemre.


- Advertisement -

Në fotografinë që Daku publikoi në llogarinë e tij në Instagram shihet Vesa duke pozuar e buzëqeshur derisa mban në krah vajzën.

Futbollisti dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vogëlushen e tyre ata e kanë pagëzuar me emrin Miresa.

Lajmi asokohe kishte bërë tejet bujë në mediet e shtypit rozë, me ndjekësit që ishin kuriozë për raportin e tyre.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *