Nicole Kidman është fotografuar në aeroportin e Sydney-t, duke u larguar nga Australia vetëm një ditë pas paraqitjes së saj në shfaqjen ‘Practical Magic 2’.
Aktorja 59-vjeçare udhëtoi drejt Los Angelesit së bashku me vajzën e saj 15-vjeçare, Faith Kidman Urban, e cila gjithashtu ishte pjesë e shfaqjes.
Kidman eziyoi një stil casual dhe elegant, duke kombinuar një bluzë blu me dantellë krem, xhinse zile dhe një kapuç bezhë, sipas raportimit të DailyMail.
Ajo përfundoi pamjen me syze dielli dhe një çantë Chanel të zezë, ndërsa zgjodhi një grim të lehtë.
Ndërkohë, Faith ishte veshur më sportive, me bluzë të zezë, pantallona të bardha dhe një bluzë me kapuç.
Të dyja u panë duke u përshëndetur me një mik në aeroport para se të nisnin fluturimin drejt Los Angelesit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




