Sindikata e Policisë së Kosovës uron punonjësit me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka uruar të gjithë punonjësit policorë me rastin e 27-vjetorit të themelimit të institucionit.

Në urimin e tyre, Sindikata ka vlerësuar përkushtimin e pjesëtarëve të Policisë në përmbushjen e vizionit, misionit dhe vlerave institucionale.

Sipas Sindikatës, puna e zyrtarëve policorë përbën shembull të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe angazhimit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. “Me respekt dhe mirënjohje, Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në urim.


- Advertisement -

Policia e Kosovës shënon sot, më 6 shtator, 27 vjet nga themelimi i saj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *