Pavijoni Kombëtar i Kosovës prezantohet në Bienalen e Artit Bashkëkohor të Durrësit

Pavijoni Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesë e Edicionit të Dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit, me artisten Eliza Hoxha si përfaqësuese të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme artistike.

Pjesëmarrjen në bienale e ka bërë të ditur vetë Hoxha përmes rrjeteve sociale, ku është shprehur e lumtur për mundësinë që të jetë pjesë e një aktiviteti që mbledh artistë nga vende të ndryshme të botës. “Shumë e lumtur për këtë mundësi me qenë mes artistësh ndërkombëtar në Bienalen e Durrësit”, ka shkruar Hoxha.

Edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit është kuruar nga Massimo Scaringella, ndërsa përurimi do të mbahet më 1 tetor 2026, duke filluar nga ora 18:00.


- Advertisement -

Pavijoni Kombëtar i Kosovës do të prezantohet në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës, ku ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 tetor.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë bienale përmes Eliza Hoxhës përbën një tjetër prezantim të skenës artistike kosovare në një ngjarje ndërkombëtare të artit bashkëkohor.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *