Në Malishevë mbahen homazhe për policin Altin Kryeziu që humbi jetën në aksident

Sot në Malishevë do të mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident, ku u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës.

Sipas mediave lokale, homazhet do të mbahen nga ora 19:30, në vendin ku ndodhi aksidenti, raporton Klankosova.tv.

Kryeziu ishte duke shërbyer në detyrë kur u godit nga vetura dhe, pas disa ditësh përballjeje me plagët e marra, humbi jetën në QKUK.


- Advertisement -

Familjarët, kolegët, miqtë dhe qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në homazhe për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij dhe për të shprehur solidaritet me familjen e policit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *