Sheholli para gjykatës për akuza të rënda: çfarë dënimi i pret nëse shpallet fajtor?

Më 7 shtator, Fatmir Sheholli do të dalë për herë të parë në gjykatore, për t’u përballur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për spiunazh dhe shantazh.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar se shqyrtimi fillestar do të mbahet në orën 09:30 dhe do të jetë i hapur për publikun.

Por, sa të rënda janë veprat për të cilat akuzohet Sheholli dhe çfarë dënimi parashihet nëse ai shpallet fajtor? “Aktakuza ka dalë, ka dalë bukur voluminoze dhe ka shpalosur shumë detaje, që me të vërtetë ndoshta në opinion kanë qenë të ditura, por tashmë i është dhënë epilog shtetëror çështjeve të spiunazhit të shqiptarëve të Kosovës në Republikën e Serbisë”, tha avokati Skënder Musa.


- Advertisement -

Në rastin e spiunazhit, Kodi Penal i Republikës së Kosovës e përfshin këtë vepër në nenin 124.

Në paragrafin 3 të këtij neni përcaktohet se: “Kushdo që hyn në shërbimin informativ të huaj, mbledh të dhëna për të apo në ndonjë mënyrë tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë, dënohet me jo më pak se pesë vjet burgim”.

Avokati Musa tha se dënimi mund të ulet nëse bashkëpunëtori zbulon raste të tjera.

Sheholli akuzohet edhe për shantazh, me dënim prej një deri në dhjetë vjet burgim.

Megjithatë, në këtë fazë, Sheholli prezumohet i pafajshëm dhe përgjegjësia e tij penale do të përcaktohet vetëm me vendim të gjykatës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *