Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli është shprehur optimist se gjatë javës së ardhshme do të arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Emrat e kandidatëve për president janë në fazën e ‘filtrimi’.
Kërçeli ka shprehur besimin se do të gjendet një emër konsensual për ta përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë.
Ai gjithashtu e ka cilësuar si absurde kërkesën e PDK-së për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar takim për gjetjen e një emri për president konsensual.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





