Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar sot në Manhattan të New Yorkut, duke qenë e ftuar në emisionin e njohur të mëngjesit “Today”, në kuadër të serisë së koncerteve Citi Concert Series.
Artistja 36-vjeçare është ngjitur në skenë për të interpretuar disa prej këngëve të saj, ndërsa gjatë paraqitjes në program ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur për albumin e saj më të fundit, “Dirty Blonde”, të publikuar në qershor.
Por intervista mori një kthesë të veçantë kur Bebe u befasua live nga familjarët e saj.
Gjatë transmetimit, në ekran u fshihën babai i saj, Flamur Rexha, nëna Bukurije Rexha dhe kunata Dorina, të cilët po e ndiqnin intervistën e saj.
Prezantuesi e surprizoi këngëtaren duke i thënë: “Një përshëndetje për dy prindërit e tu dhe kunatën tënde”, para se kamera të kalonte te familjarët e saj.
E emocionuar, Bebe iu drejtua atyre me shumë dashuri. “Ju dukeni kaq bukur, kaq të mrekullueshëm!
Babai im ka qenë duke qarë gjatë gjithë kohës”, tha ajo mes emocioneve.
Rexha foli më pas për lidhjen e saj me New Yorkun, qytetin ku është rritur dhe ku nisi rrugëtimin e saj drejt muzikës. “E dini, të jesh nga New Yorku…
Gjithmonë kam menduar: ‘Dua të performoj para një publiku të madh’. Është e mrekullueshme dhe emocionuese.
Ndihem shkëlqyeshëm”, u shpreh artistja shqiptare.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





