Në mungesë të ish-deputetit Pal Lekaj, i cili ndodhej jashtë vendit dhe mbrojtësit të tij, avokatit Musa Damati, ka dështuar të mbahet seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Lekaj ngarkohet për hedhje të gazit lotsjellës në hollin e Kuvendit të Kosovës më 30 nëntor 2015.
Gjyqtarja e rastit, Edita Çanta, deklaroi se mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Musa Damati, me anë të parashtresës e ka njoftuar Gjykatën se Lekaj nuk mund të jetë prezent në seancën e së enjtes, andaj ka kërkuar që të shtyhet për një datë tjetër.
Prezent në shqyrtim gjyqësor ishte vetëm prokurori Dardan Çela.
Në seancën e mbajtur më 30 prill 2025, Lekaj ishte deklaruar i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në hollin e Kuvendit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 1 qershor 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Pal Lekajt, të cilin e ngarkon me veprën penale “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





