Luana Vjollca shfaqet në bikini në pushimet e fundit – Fotosesion veror në bregdetin e jugut

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja të publikuara në Instagram.

Fotografitë janë realizuar gjatë pushimeve të saj në bregdetin e jugut, ku Luana ka ndarë me ndjekësit disa momente nga ditët e saj të relaksit nën diell.

Në imazhet e publikuara, prezantuesja e njohur shfaqet me bikini, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe paraqitjen verore.


- Advertisement -

Krahas fotografive, Luana ka zgjedhur një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “Ça do robi më shumë nga jeta”, ka shkruar ajo.

Postimi nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë vërshuar me komente dhe komplimente për paraqitjen e saj.

Shumë prej tyre kanë vlerësuar në veçanti linjat trupore të Luanës, ndërsa fotografitë kanë marrë me shpejtësi mijëra pëlqime dhe reagime.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *