Kandidati për kryeministër nga Aleanca: Kosova do të dalë nga kurthi serb
Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka kërkuar që Kosova të mos e ndërlidhë zhvillimin ekonomik me çështjen e Serbisë.
Ai vlerëson se në praninë e SHBA-së dhe NATO-s, askush nga ushtria serbe nuk do të mund të shkelë në Kosovë.
Gjini gjithashtu diskutoi për borxhin e Serbisë ndaj Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet mes tyre nuk duhet të varë prej Serbisë. ‘Na duhet të gjejmë rrugën tonë përpara pavarësisht prej Serbisë’, tha ai.

